
Lorenc Kaja – Një Zë, Shumë Botë, Shumë Personazhe... | Zëri i Dublimeve që na Rritën
Failed to add items
Add to Cart failed.
Add to Wish List failed.
Remove from wishlist failed.
Adding to library failed
Follow podcast failed
Unfollow podcast failed
-
Narrated by:
-
By:
About this listen
Në këtë episod të veçantë të Kinotekë n’SOL, mik i studios është aktori, regjisori dhe mjeshtri i dublimit Lorenc Kaja – një zë që ka udhëtuar përmes brezave dhe ka lënë gjurmë në imagjinatën e çdo fëmije shqiptar.
Nga skena teatrale te filmat e animuar që na bënin të qeshnim dhe emocionoheshim – ai rrëfen historinë e tij me një sinqeritet dhe pasion që të prek në thelb. Bisedojmë për:
Fillimet në teatër dhe ndikimin e regjisorëve të mëdhenj,
Kujtime prekëse nga nëna dhe familja,
Sekretet e dublimit dhe momentet më gazmore në studio,
Si lindin personazhet që jetojnë përtej ekranit,
Dublimet më të famshme dhe ato më të çuditshme që s’i harron dot!
Në këtë episod s’do të mungojnë as të qeshurat, as emocionet, as kujtesa kolektive që ky zë ka ndërtuar në vitet më të bukura të fëmijërisë sonë.
🕯 Në fund, sugjerimet tona të javës sjellin filma dhe libra me thellësi sociale dhe simbolike që ju ftojmë t’i eksploroni bashkë me ne.