Një ngjarje dy të vërteta Podcast By Top Albania Radio cover art

Një ngjarje dy të vërteta

Një ngjarje dy të vërteta

By: Top Albania Radio
Listen for free

About this listen

Kush mendon se ka një të vërtetë, gabon. Mund të ketë një diell, një hënë e qiell, por jo një të vërtetë. Jetojmë në një kohë kur secili ka të vërtetën e tij. Madje jetojmë në një kohë kur për një ngjarje ka dy ose më shumë të vërteta. A nuk ndodh kështu kur dëgjojmë llogjet e politikanëve nëpër foltore, sukseset e dyshimta të qeverisë, apo premtimet butaforike të opozitës? A nuk e ndjejmë këtë te formalizmi shoqëror dhe konformizmi publik?! Nuk ndodh kështu kur flasim për rrugët, shkollat, shëndetin, rendin e sigurinë, ajrin, ujin, rregullin publik e pastërtinë?! Nuk ndodh kur humb jeta e një të riu në aksident apo krim, e një të moshuari në azil apo në harrim?! A nuk ndodh kështu kur raportojmë e flasim për paratë publike dhe ekonominë?! Gjetja e mesit të artë për të pretenduar se ka një të vërtetë është e barabartë me utopinë. Pra të gjitha këto dhe jo vetëm këto, kanë dy anët e medaljes dhe realitetit, njërin formal e tjetri prej vërteti, ky i dyti shpesh i pathënë, i mohuar apo shtrembëruar. Ndaj mëkati profesional na thërret në ndërgjegje që t’i themi disa të vërteta në realitetet e veta. Të vërteta që mund të jenë njëherësh tragjike, herë herë dramatike, por brenda fshehin edhe pjesën e tyre komike. Top Albania Radio sjell disa prej ngjarjeve që shënjojnë politikën, ekonominë, aktualitetin, artin dhe sportin në një këndvështrim me titull “Një ngjarje dy të vërteta”.© 2022 Top Albania Radio Politics & Government Social Sciences
Episodes
  • Beteja sapo ka filluar… – Një lajm dy të vërteta – 01 qershor 2025
    Jun 2 2025

    Partia Demokratike dhe koalicioni i saj pësuan një humbje zhgënjyese në zgjedhjet e 11 majit, me Partinë Socialiste që mori 83 mandate dhe PD 50. Si çdo herë zgjedhjet nuk njihen, u vodhën, u transformuan, dhe po beteja sapo ka filluar. Nuk mund te kemi njeherë të vetme një parti që njeh rezultatin e zgjedhjeve…/ Por çfarë ndodh më pas, grevë urie, pasaportë europiane, Zegjine apo asgjë e re. Presim e shohim ose për më tepër dëgjohemi në “Një lajm dy të vërteta” të kësaj fundjave…

    Show more Show less
    8 mins
  • Çyrykë, pasaporta europiane e miliona dollarë, Shqipëria nën ‘ethet’ e 11 majit – Një lajm dy të vërteta – 27 prill 2025
    May 6 2025

    Fushata elektorale në Shqipëri për zgjedhjet e 11 majit ka qenë kryefjala e muajit prill. Edhe pse një fushatë disi më e qetë dhe kryesisht me takime kokë më kokë, nuk kanë munguar ‘surprizat. Fjala ‘çyryk’ dominoi pjesën e dytë të muajit pasi Kryeministri Rama i quajti kështu burrat që shohin të ardhmen nga ‘këneta’ referuar Partisë Demokratike. Takimet elektorale të Berishës po ashtu kanë zënë mjaft vend në botën e memeve me disa ‘gafa’ apo situata që në këtë rast i kanë shërbyer pozitivisht Berishës. Po ashtu një lobim miliona dollarësh nga ana e PD për t’i hequr non gratën Sali Berishës, i cili ende mbetet mister ka zgjuar kureshtjen e elektoratit duke hedhur në pikëpyetje legjitimitetin e këtij lobimi. Ka ende edhe pak ditë nga 11 maji dhe situata duket mjaft e ‘nxehtë’!

    Show more Show less
    11 mins
  • “O Rameeee”… “O Lul” Dashuria e ‘ndaluar’ – Një lajm dy të vërteta – 30 mars 2025
    Mar 31 2025

    Të gjithë kemi menduar se shkurti ishte muaji i dashurisë, por paskëshim gabuar! Marsi shpërfaqi një dashuri të pluhurosur e cila flinte prej kohësh në zyrat e partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, tashmë Euroatlantike. Po flasim për ‘çiftin’ më të ri Rama-Basha. Duke se Luli, ashtu siç i thërret, kryeministri është i vetmi që mundet të nxjerrë anën më të butë dhe emocionale të Ramës. Listat e deputetëve, joshja e Dash Sulës, nami i SPAK-ut e shumë të tjera në episodin e radhës të “Një ngjarje dy të vërteta”!

    Show more Show less
    14 mins
adbl_web_global_use_to_activate_T1_webcro805_stickypopup
No reviews yet